Lutja e profetit Jusuf

November 19, 2018

Lutja e profetit Jusuf (alejhi selam):

“Zoti im, Ti më dhurove pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave. Ti je Ai që u dhe formë qiejve dhe tokës, Ti je Përkrahësi im në këtë jetë dhe në tjetrën. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!” |Jusuf: 101|

Dobitë:

1. “Ndërsa të mirat e Zotit tënd përmendi (fol për to).” |Duha: 11|
2. “Zoti im, ashtu siç i krijove qiejt dhe tokën dhe kujdesesh për to, kujdesu për mua në këtë botë dhe në botën tjetër.” 
3. Shikoni këtë rob të Allahut i cili ishte i dërguar i Zotit dhe dëshira e tij më e madhe ishte të vdiste si musliman! Çfarë mund të themi ne të tjerët? Allahu na forcoftë në këtë fe deri në fund!
4. “Më bashko me të mirët!” Shoqëria e mirë ka një rol të pazëvendësueshëm në jetën e njeriut nga të cilët njeriu nuk dëshiron të ndahet në asnjërën botë.
5. Kjo është mbyllja më e bukur e historisë; “dhe përfundimi i mirë u takon të devotshmëve”.
6. Këto janë fjalët e një triumfatori të vërtetë në çdo aspekt. Triumfoi mbi të gjitha pengesat që i vendosën në rrugën për tek Zoti i tij, dhe me modesti falënderon Allahun për të gjitha sukseset e tij në jetë. Ai nuk u krenua në asnjë çast me fuqitë e tij; as me fuqinë e karakterit, as me fuqinë e urtësisë, as me atë të pushtetit e as me bukurinë.

Falënderimi i takon Allahut me ndihmën e të Cilit përsosen mirësitë!

Dosje: , ,

Loading...