Transmetohet nga Umeri (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush merr abdes në formën më të mirë dha pastaj thotë: Esh-hedu en la ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, ue esh-hedu enne Muhameden abduhu ue rasuluh. – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një, i Vetëm e i pa shok, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.”Atij do t’i hapen tetë dyert e Xhenetit dhe ai mund të hyjë nga cila derë të dëshirojë.” Transmeton Muslimi (552), Ebu Daudi (169), (906), Tirmidhiu (55), Nesaiu (148), Ibën Maxheh (419) dhe Ahmedi (116).
Tirmidhiu shton: “O Zoti im! Më bëj mua prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!”
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) thotë: Në hadith tregohet ligjshmëria e pasimit të abdesit me këtë dhikër madhështor: “Esh-hedu en la ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, ue esh-hedu enne Muhameden abduhu ue rasuluh. – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një, i Vetëm e i pa shok, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. O Zoti im! Më bëj mua prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!”Më herët përmendëm se ai fillon me përmendjen e Allahut (thënien Bismil-lah).
Nuk legjitimohet që personi në abdesin e tij të përmend dhikër tjetër nga ai që transmetohet e që thuhet në fillim dhe mbarim të tij (abdesit). Kush thotë diçka tjetër përveç këtyre dy lutjeve që përmenden në hadith, ai ka ardhur me diçka për të cilën nuk ka argument.
Në hadith tregohet për ligjshmërinë e bashkimit mes dy pastrimeve; pastrimi nga urina dhe nevoja, si dhe pastrimi nga shirku dhe të gjitha risitë. Dëshmia “Esh-hedu en la ilahe il-lAllah” përmban pastrimin nga shirku, ndërsa dëshmia “ue enne Muhameden rasulullah” përmban pastrimin nga risitë. Allahu nuk adhurohet veçse me atë që ka ardhur i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), prandaj çdo gjë me të cilën nuk ka ardhur i Dërguari i Allahut ajo konsiderohet risi (bidat).
Në hadith tregohet për dyert e Xhenetit dhe se ato janë tetë.
Me disa shkurtime nga libri: “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve