Pyetja e tretë dhe e katërt nga fetvatë me nr. 4264.
Pyetje: Cila është mënyra më e mirë për të mësuar dijen fetare? Leximi apo shkrimi i çdo gjëje që lexon njeriu? Memorizimi i çdo gjëje që lexon, apo varet tek gjendja e çdo njeriu dhe aftësitë e tij?
Përgjigje: Fillimisht të porositim për frikë ndaj Allahut dhe të mësosh ato çështje të fesë përmes të cilave adhuron Zotin tënd. Të jesh i kujdesshëm në fenë dhe dynjanë tënde, të pyesësh të zotët e dijes për çdo problematikë që nuk e ke të qartë, të memorizosh ato gjëra që duhen memorizuar. Të jesh i kujdesshëm për memorizimin e Kuranit famëlartë, të memorizosh sa të mundesh nga suneti si p.sh. libri ‘Umdetu el hadith’ të dijetarit Abdul Ganij el Makdesi, si dhe ‘Bulug el meram’ të dijetarit El Hafidh ibën Haxher.
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Suneti është shpallje nga Allahu sikurse Kurani – 1 – Udha e Besimtarëve