Mos të të kalojë asnjë ditë pa lexuar Kuran

Allahu i Madhëruar thotë: “(Ky është) Libër i begatshëm të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve dhe të marrin mësim prej tij.” Sad: 29.

Ha tri vakte ushqim në ditë (më e pakta) për të mbetur gjallë. Atëherë, pse nuk lexon (më e pakta) tri faqe Kuran në ditë që të ngrihesh (lartësohesh) në Xhenet?!

Mos e le pa lexuar pjesën ditore nga Kurani ngase në të ka bereqet dhe sukses. E nëse nuk je prej atyre që:

يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلَاوَتِهِ

“e lexojnë atë (Kuranin) ashtu siç është shpallur”, atëherë më e pakta:

فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ

“lexoni sa të jetë më lehtë prej tij.”

E nëse asnjërën prej tyre s’mundesh t’a bësh, atëherë:

فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Kur lexohet Kurani dëgjojeni atë (me vëmendje), dhe heshtni në mënyrë që të mëshiroheni.”

Allahu e ka bërë të lehtë Kuranin për mësim: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, por është ndokush që merr mësim?” El-Kamer.

E ka bërë të lehtë për t’a kuptuar: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a është ndokush që merr këshillë?” El-Kamer.

E ka bërë këshillë për çdokënd: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për këshillë, por a është ndokush që merr mësim?” El-Kamer.

Dhe e ka bërë të lehtë për t’a studiuar: “Ne Kuranin e bëmë të lehtë për të studiuar.” El-Kamer.

Por; “A është ndokush që merr përvojë nga ai?” El-Kamer.

Përktheu: Unejs Sheme