Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni

Pyetja e pestë me nr. 8097.

Pyetje: Ka raste që më vijnë pyetje fetare, dhe kur nuk jam i sigurtë për përgjigjen u them: Mendoj se pergjigja është kjo. A lejohet të pergjigjem në këtë mënyrë?

Përgjigje: Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Tij janë mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!

Një muslimani nuk i lejohet të japë fetva (përgjigje) pa dituri. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni.”

Në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: Me të vërtetë Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapura ose të fshehta, nga gjynahet dhe nga dhunimi pa të drejtë. T’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.”

Duke u bazuar në keto ajete nëse pyetesh për diçka dhe nuk je i sigurtë për saktësinë e përgjigjes, duhet të thuash: Allahu e di më mirë! Ose: Unë nuk kam dituri për këtë.

Suksesi vjen prej Allahut! Paqja dhe nderimet e Tij ia dërgojmë Muhamedit, familjes dhe shokëve të tij!

[Komisioni i përhershëm i fetvave dhe studimeve akademike:]

Abdulaziz bin Abdullah bin Baz

Abdullah bin Ku’uud

Abdullah Gudejan

Abdurrazak Afifi

Përktheu: Arjan Gazidede