Pyetja e gjashtë nga fetvatë me nr. 9644.
Pyetje: A mund t’i fillojmë shkrimet tona me fjalën ‘Bismilahi err-Rrahmani err-Rrahim’?
Përgjigje: Është nga suneti përdorimi i Bismilahit në çdo lloj shkrimi me rëndësi, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me këtë fjalë i fillonte shkresat e tij. Gjithashtu, përcillet se ai ka thënë: “Çdo çështje e rëndësishme që nuk fillon me ‘Bismilah’, ajo është e mangët.”
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i dijetarëve për fetva dhe kërkime:
Abdullah bin Gudejan
AbduRrezak Afifi
AbdulAziz bin Abdullah bin Baz
Përktheu: Muhamed Estrefi
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije