Namazi brenda në Qabe
Transmetohet nga Ibën Umeri se ka thënë: “Hyri Profeti -alejhi selam- në shtëpi bashkë me Usame bin Zejd, Uthman bin Talha dhe Bilalin. Ai qëndroi gjatë pastaj doli dhe unë isha i pari njeri që u fut pas tij. Pyeta Bilalin: Ku u fal? Ai më tha: Mes dy shtyllave të përparme”
Në transmetimin e Ibën Umerit gjithashtu se “Profeti -alejhi selam- u fut në qabe bashkë me Usame bin Zejd, Uthman bin Talha El-Haxhebij, e mbylli derën dhe qëndroi aty. Pyeta Bilalin kur doli: Çfarë bëri Profeti -alejhi selam- ? Ai tha: Ai la një shtyllë nga e djathta dhe tre shtylla nga pas, shtëpia atëherë kishte gjashtë shtylla, pastaj u fal. Na ka thënë Ismaili: Më ka treguar Maliku dhe ka thënë: Dy shtylla nga e djathta” .
Transmetohet nga Nafi’ se Abdullahi kur hynte në qabe ecte përballë saj kur hynte, derën e linte pas shpine, ecte derisa të ishte mes tij dhe murit që kishte përballë afërsisht tre parakrahë, u fal në vendin ku Bilali i kishte thënë se është falur Profeti alejhi selam. Ka thënë: Nuk është problem për ndonjërin nga ne nëse falet në çdo anë të dojë të shtëpisë .
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Autor: Husejn el Auajshe (Allahu e ruajtë)
Përktheu Teuta Xeka
Të Ngjashme
- Mendimi juridik i Imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El-Muvatta” Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marjes së tejemumit Udha e Besimtarëve
- Imam Ebu Hanife, nxënësit, librat dhe medhhebi i tij Udha e Besimtarëve
- Imam Ahmedi, shkolla, nxënësit dhe librat e medhhebit të tij Udha e Besimtarëve
- Shkolla, nxënësit dhe librat e medhhebit të imam Shafiut Udha e Besimtarëve