Pyetja e pestë nga fetvaja me nr. 5628.
Pyetje: Ai që e fal namazin e Xhumasë me familjen e tij në shtëpi – në shtëpinë e tij – dhe u mban hutbe atyre duke menduar se e ka kryer namazin e Xhumasë. A konsiderohet i saktë namazi i tij (i xhumasë)?
Përgjigje: Kush e fal të Xhumanë me familjen e tij në shtëpi ata duhet ta përsërisin namazin duke falur namazin e drekës. Namazi i xhumasë që ata kanë falur nuk është i saktë, ngase detyrë për burrat është që ta falin atë me vëllezërit e tyre muslimanë në shtëpitë e Allahut të Lartësuar. Ndërsa gratë nuk e kanë për detyrë faljen e xhumasë porse detyrë për to është që të falin namazin e drekës. Nëse ato marrin pjesë bashkë me burrat në xhami (për faljen e xhumasë), namazi i tyre konsiderohet i saktë dhe vlen në vend të namazit të drekës (pra nuk e falin drekën).
Allahu është Dhuruesi i suksesit!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtarë: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi