Namazi Xhumasë në dhomën e punës
Pyetje : Pronari i vendit ku punojmë, na ka mundësuar një dhomë të vogël për tu falur, ne ambjentin e punes. Ne jemi katër persona që falim namazin e drekës dhe të ikindisë, a është e lejuar për ne, të falim namazin e xhumasë në këtë dhomë? Duke marrë parasysh se për ne nuk ka zgjidhje tjeter, dhe askush nuk e fal namazin e xhumasë ne këtë dhomë!
Përgjigje: Falenderimi i përket Allahut, nëse në qytetin ku banoni ka xhami ne te cilen falet namazi i xhumase, atehere eshte detyre te faleni ne xhami, bashke me xhematin, dhe nuk lejohet te krijoni nje xhemat tjeter per te falur xhumane, por nese ne qytet nuk ka xhami qe falet ne te xhumaja, atehere eshte detyre mbi ju ta falni xhumane, dhe nuk lejohet qe ne vend te saj te falni dreken.
Sepse falja e xhumase eshte detyre mbi myslimanet ne vendbanimet e tyre (qytete e fshatra) , ne diten e Xhumase, dhe kushtezohet per saktesine e saj, plotesimi i numrit te xhematit, dhe nuk ka argument te sheriatit qe kushtezon ndonje numer te caktuar per plotesimin e xhematit, mjafton per plotesimin e tij tre persona e me shume, dhe nuk lejohet per ate qe e ka detyre xhumane, te fali ne vend te saj namazin e drekes, me justifikimin se nuk eshte plotesuar numri i xhematit , dyzet persona, por e sakta prej fjaleve te dijetareve eshte, tre persona e me shume. Fetvate e Komisionit te perheshem , numer :1794 (8/178)
Dhe ne nje fetva tjeter, me numer 975, thuhet: Persa i perket numrit qe kushtezohet per te falur xhumane, nuk dijme ndonje teks te sheriatit qe tregon per percaktimin e nje numri te posacem, dhe per shkak se nuk ka teks qe e percakton, dijetaret kane rene ne kundershtim ne lidhje me numrin qe duhet te plotesohet per te falur xhumane.
Prej ketyre mendimeve: Nuk falet xhumaja vetem nese plotesohet numri i tre burra qe banojne ne ate vend, dhe ky mendim eshte transmetuar nga imam Ahmedi, sikurse e ka zgjedhur si mendim Euzaij dhe Ibn Tejmije, duke u bazuar tek Fjala e Allahut :(Dhe nxitoni per tek perkujtimi i Allahut )kjo tregon se urdheri ne ajet i drejtohet nje xhemati, nje grupi te caktuar, dhe numri me i paket qe duhet te plotesohet per tu quajtur xhemat eshte tre.(8/210)
Përktheu Junus Telezi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Mirësitë e Allahut kërkojnë falënderim Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Dhjetë mënyra për tu mbrojtur nga shejtani Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër