Fetvaja me nr. 3549.
Pyetje: Në vendin tonë pasi varroset i vdekuri njerëzit thërrasin ezanin tek varri i tij. Për këtë praktikë hoxhallarët tek ne kanë përplasje dhe mospajtime, disa prej tyre e ndalojnë dhe disa të tjerë e lejojnë.
Përgjigje: Nuk lejohet të thirret ezani dhe as ikameti tek varri pas varrimit të të vdekurit dhe as para varrimit të tij, sepse kjo konsiderohet (bidat) risi e shpikur.
Në hadithin e saktë përcillet nga Aisha, Zoti qoftë i kënaqur me të, se Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush sjell diçka që nuk është pjesë e udhëzimit tonë ajo vepër është e refuzuar.” Buhariu dhe Muslimi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Muhamed Estrefi
Dosje: xhenazja
Të Ngjashme
- Veprim që Mund ta Bëjë Abdesin Tënd të Pavlefshëm! Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i personit të vetëm pas safit Dr. Fatmir Strumi