Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet, imami largohet nga detyra e tij
Pyetje: Dikush është imam xhamie, në të cilën mban mësime dhe predikime. Banorët e zonës kanë nevojë për të, por ai dëshiron ta lërë xhaminë për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet jetike. A ka gjynah nëse ai e lë xhaminë?
Përgjigje: Falënderimi i takon vetëm Allahut.
Nga pyetja kuptohet sikur po thua se në zonën që është ky person askush nuk mund ta zëvendësojë atë dhe se njerëzit kanë nevojë për të. Në këtë rast këtij i bëhet obligim që të merret me mësimin e tyre.
E nëse ai largohet atëherë shikojmë:
– Nëse ai shpërngulet në një zonë të të njëjtit vend, atëher shikohet mundësia që të vij në xhaminë ku ka qenë.
– E nëse shpërngulet në një vend tjetër dhe këtë shpërngulje e bën nga domosdoshmëria, atëhere nuk ka gjynah; si psh nëse shpërngulet për kërkimin e rrizkut duke mos pasur se me çka të jetojë aty ku është, për këtë rast nuk ka gjynah. Por xhemati duhet të gjejnë dikë tjetër që ta zëvensësojë atë, ose të mundohen që t’ia sigurojnë atij çka i nevojitet në mënyrë që të angazhohet me ta.
Lika bab el Meftuh 3/420, Muhamed bin Salih el Uthejmin
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen