Në Ramazan mbyllen dyert e Xhehenemit

Në Ramazan mbyllen dyert e Xhehenemit

Shejh Salih el Usajmij (Allahu e ruajtë) thotë: ‘’Më pas autori (Shejh ibn Bazi) përmend se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) i informonte shokët e tij se Muaji i Ramazanit: ‘’Është muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, dhe lidhen shejtanët.’’

***

Thënia e tij: ‘’mbyllen dyert e Xhehenemit’’ d.m.th. të vendit ku dënohen njerëzit në botën tjetër.

Hapja e dyerve të Xhenetit dhe mbyllja e dyerve të Xhehenemit është përkujtim për njerëzit për të bërë vepra të mira, nxitje për afrim tek Allahu sepse Allahu hap për ta dyert e Xhenetit dhe mbyll dyert e Xhehenemit.

‘’Hapja dhe mbyllja’’ përsa i përket realitetit të tyre, ka dy kuptime:

E para: Është realitet, pra hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit.

E dyta: Është për qëllim që të lehtësohet për njerëzit kryerja e veprave të mira, sepse ka një pengesë mes tyre dhe realizimit të veprave të këqija.

I pari është mendimi i Ibnul Munejir në ‘’Sherhul Buhari’’ dhe i disa të tjerëve. I dyti është mendimi i Ijadh el Jehsubij në ‘’Sherhu Muslim’’ dhe i disa të tjerëve.

Më e sakta prej tyre është e para. Origjina e teksteve sheriatike është realiteti sipas asaj që kuptojnë arabët në gjuhën e tyre. Arabët me ‘’hapje e mbyllje dyersh’’ kuptojnë hapje e zgjerim dhe mbyllje e kyçje. Origjina është interpretimi i fjalës sipas kuptimit të saj.’’

Shpjegimi i librit: ”Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe namazit të natës”, i Shejh bin Bazit.

Anis Agovi