Nëse bëhet Kijameti mbille fidanin që ke në dorë

Profeti ynë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Nëse bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse mundet t’a mbjellë përpara se të bëhet kijameti le t’a mbjellë atë.”
1. Sepse ti nuk e di a do të bëhet kijameti apo jo, duke qenë se ai është diçka e fshehtë.
2. A ke parë fe që nxit kaq shumë për ndërtimin e tokës dhe gjallërimin e rregullimin e saj si Islami?
3. Kujdesi i tejskajshëm i Profetit të mëshirës, interesimi dhe orientimi i tij edhe për besimtarin e fundit që do të ketë kjo tokë.
4. Islami nxit për punë dhe e qorton neglizhimin dhe të ndenjurit kot, ashtu siç nxit edhe për altruizëm. Umeri – Zoti qoftë i kënaqur prej tij – i tha njërit prej sahabëve: “Përse nuk e mbjell tokën tënde? Ai i tha: Sepse unë jam njeri plak, nesër do të vdes. Umeri i tha: Të këshilloj që t’a mbjellësh. Djali i atij sahabiu tregon: E pashë Umerin se si e mbillte tokën së bashku me babain tim.” Shiko: “Es sahihah” 8/2.
Shikoni kryetarin e shtetit Islam sa i thjeshtë që është! I pari në punë dhe në dhënien e shembullit personal.

Emin Bilali