Nëse turpërohesh të pyesësh për diçka (rreth fesë), atëherë thuaji dikujt tjetër të pyes për të
Aliu radijAllahu anhu tregon: “Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij. Ai ﷺ përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”.Transmeton Buhariu e të tjerë.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Në hadith ka argument se njeriu nëse turpërohet të pyesi për dicka, atëherë mos ta lërë t’i ikë kjo gjë por le të urdhërojë dikë tjetër (që të pyesi për të).
Në këtë hadith ka argument për pranimin e njoftimit nga një person i vetëm në çështjet e fesë, sepse Aliu radijAllahu anhu e besoi personin që pyeti Profetin ﷺ.
Sherh Sahihu el-Buhari vëll. 2
Përktheu : Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Llojet e ajeteve të paqarta në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Shtoje bujarinë në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- Kurani është shërim për zemrën dhe trupin Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Shembuj nga shpallja e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Urtësia e Allahut në shpalljen e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve