Nëse udhëtari falet pas imamit dhe arrin dy rekatet e fundit, a lejohet të japë selam bashkë me të?
Nëse udhëtari falet pas imamit vendas dhe arrin dy rekatet e fundit, a lejohet të japë selam bashkë me të, ngase ai (udhëtari) i fali dy rekate? Apo e ka detyrë të falë katër rekate?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Ai ka për detyrë të plotësojë katër rekate, ngase Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Atë që arrini nga namazi faleni, ndërsa atë që s’e keni arritur plotësojeni.” Transmeton Buhariu (636) dhe Muslimi (602).
Në këtë rast namazi i tij i është bashkangjitur namazit të imamit (dhe duhet të falë aq rekate sa fal imami). Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) u pyet në lidhje me udhëtarin që fal dy rekate, ndërsa kur falet pas imamit (vendas) fal katër rekate. Ai tha: “Ky është Suneti.” Transmeton Muslimi (688).
Durusun ue Fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn, vëll. 14.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen