Ibën el Kajim tregon: E kam dëgjuar shejhun tonë Ibën Tejmijen, Allahu e mëshiroftë dhe shpirtin bashkë me varrin ia ndriçoftë, duke thënë: Në këtë botë ka një xhenet (xheneti i adhurimit), dhe ai që nuk ka hyrë aty nuk do të hyjë në xhenetin e ahiretit (botës tjetër).
Ai më tha një herë: Çfarë mund të më bëjnë armiqtë e mi? Xheneti dhe kopshti im janë në gjoksin tim. Kudo që të shkoj ato janë me mua dhe nuk më ndahen kurrë. Burgimi im është veçim nga njerëzit, vrasja ime është shehidllëk, ndërsa dëbimi nga vendi im është udhëtim.
Në burgun e tij në kështjellë ai thoshte: Edhe sikur të jepja sa kjo kështjellë me ar, nuk do të barazohej me falënderimin për këtë mirësi.
Ose ka thënë: Nuk do t’i shpërbleja për të mirën që më kanë shkaktuar (ose fjalë të ngjashme).
Kur ishte në burg e dëgjoja duke thënë në sexhden e tij: O Allah, më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!
Një herë tha: I burgosur është ai që zemrën e ka larguar nga Zoti i tij, dhe i robëruar konsiderohet ai që është robëruar nga epshet e tij.
Kur hyri në burgun e kështjellës dhe mbeti brenda mureve të saj, ai shikoi dhe tha: “… Dhe ndërmjet tyre do të vendoset një mur me portë. Brenda saj ka mëshirë kurse jashtë saj ka dënim.” | El Hadid: 13.
📜 Shënim: Librat më të fortë dhe më të detajuar që ka shkruar Ibën Tejmije kanë qenë ato që shkroi gjatë periudhës që ishte në burg, qoftë në Egjipt apo në Damask.
Dosje: ai që nuk ka hyrë aty, ai thoshte: 'Edhe sikur të jepja sa kjo kështjellë me ar, Allahu e mëshiroftë dhe shpirtin bashkë me varrin ia ndriçoftë, ato janë me mua, duke thënë: 'Në këtë botë ka një xhenet (xheneti i adhurimit), kudo që të shkoj, ndërsa dëbimi nga vendi im është udhëtim.' 🔸 Në burgun e tij në kështjellë, nuk do të hyjë në xhenetin e ahiretit (botës tjetër).' 🔸 Ai më tha një herë: 'Çfarë mund të më bëjnë armiqtë e mi? Xheneti dhe kopshti im janë në gjoksin tim, nuk më ndahen kurrë. Burgimi im është veçim nga njerëzit. Vrasja ime është shehidllëk, Shejhul Islam Ibn Tejmijen, 📜 Një dijetar si Ibn Tejmije ✍ Ibn el-Kajim tregon: " E kam dëgjuar shejhun tonë
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve