Fetvaja me nr. 9220.
Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me një person i cili në gjendje zemërimi betohet në emër të Allahut se nuk do të veprojë diçka të caktuar, mirëpo më pas kur qetësohet e vepron atë gjë?
Përgjigje: Nëse zemërimi i tij ka arritur kulmin saqë nuk kupton më se çfarë flet dhe nuk e përmban dot veten, duke u sjellë si të ishte i imponuar në sjelljet dhe thëniet e tij, në këtë rast nuk e ka detyrë shpagimin e betimit. Kurse nëse zemërimi është i lehtë siç ndodh rëndom, duke e pasur të mundur kontrollin e vetvetes, atëherë në këtë rast e ka detyrë shpagimin e betimit. Shpagimi i betimit është: Ushqim për dhjetë të varfër me llojin e ushqimit që ushqen veten dhe familjen e tij; Ose veshje për dhjetë të varfër; Ose lirimi i një robi musliman. Nëse asnjërën nga lëto nuk e përmbush dot atëherë agjëron tre ditë.
Allahu e jep suksesin!
Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:
Abdulaziz bin Baz
Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- Si mund të jetë namazi ndihmë për njeriun? Udha e Besimtarëve
- Si të veproj me nënën time e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Udha e Besimtarëve
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve