Një person pretendon se di vendndhodhjen e sendeve të vjedhura?

Shejh Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: S’ka dyshim se kjo është magji dhe vepër e shejtanit. Diçka e tillë është e pamundur dhe jashtë forcës njerëzore, sepse të fshehtën e di vetëm Allahu i Lartësuar, ndërsa shpallja hyjnore u vjen vetëm Pejgamberëve.
Ndërkohë, Muhamedi është i dërguari i fundit dhe s’ka pejgamber pas tij.

S’ka dyshim se shejtani shfaqet tek fallxhori dhe ia cilëson hajdutin madje dhe vendin ku e ka fshehur sendin e vjedhur. Sido që të bëhet ky fall me sahan,me ujë ose me çfarëdolloj mjeti tjetër.

Nuk lejohet pyetja e fallxhorëve dhe besimi i fjalëve të tyre. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) ka thënë:”Kush shkon dhe vërteton një fallxhor në fjalët që thotë, ai ka mohuar shpalljen e Muhamedit (alejhi selam).”Sahih transmeton Ahmedi2/408,Ebu Daudi3904,Tirmidhiu135,Ibnu 639,Hakimi1/8.
Duke u bazuar në këtë hadith, nuk lejohet që ky person (që u beson fallxhorëve) të prijë si imam, as të falesh pas tij, as ta vizitosh dhe as ti jepet sadaka, edhe nëse është nevojtar, derisa të pendohet. Allahu e di më së miri.

Marrë nga libri “Luluul Mekinë min fetava Ibni Xhibrin fq 19”.

Përktheu Arjan Gazidede