Një zhytje e vetme në zjarr

NJË ZHYTJE E VETME NË ZJARR

Mëkatarëve u themi: Kini kujdes nga zjarri dhe ruhuni nga zjarri, ngase një zhytje e vetme në zjarrin e xhehenemit të bën t’i harrosh begatitë e dynjasë.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ditën e Kiametit do sillet njeriu që më së shumti i ka shijuar begatitë e dynjasë e që është prej banorëve të zjarrit, dhe do zhytet në zjarr një moment të vetëm” d.m.th. do të zhytet në zjarr vetëm një herë. “Pastaj do t’i thuhet: O biri i Ademi! A ke parë (shijuar) begati ndonjëherë? O biri i Ademit! A ke përjetuar më parë begati? Ai do të thotë: Jo UAllahi, o Zoti im! Jo UAllahi, o Zoti im!

Vetëm me një zhytje në zjarr…

Prandaj ki kujdes o ti mëkatar, o ti ngrënës i kamatës, o ti që bën zina, o ti konsumues i alkoolit, o ti mosrespektues i prindërve, o ti që ke shkëputur lidhjet farafisnore. Një zhytje e vetme në xhehenem të bën t’i harrosh begatitë që ke përjetuar (shijuar) në dynja.

A ke përjetuar më parë begati?

A ke parë (shijuar) begati ndonjëherë përgjatë jetës tënde?

Njeriu me një zhytje të vetme në zjarr do të thotë: Jo uAllahi, o Zoti im!

E si mos të jetë kështu kur Allahu i Lartësuar thotë: “Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë Allahu i tremb robërit e Vet. O robërit e Mi, më kini frikë Mua!” Ez-Zumer, 16.

 

Shejh Ebu Islam Salih Taha (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme