Pas vështirësisë do të vijë lehtësimi

“إني لأجدُ ريحَ يوسف”

“Unë, me të vërtetë po ndiej erën e Jusufit.” Jusuf: 94.

‏”فرجعناكَ إلى أمكَ كي تقرَّ عينها ولا تحزن”

“Ne të kthyem te nëna jote që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më.” Ta ha: 40.

E shumë ajete ku nëpërmjet tyre Allahu i Madhëruar na tregon se:

– i humburi do të kthehet,

– i sëmuri do të shërohet,

– trishtimi do të largohet,

– plaga do të shërohet,

– lotët do të ndalen,

– buzëqeshja do të lulëzojë,

– dhe rrugëzgjidhja do të trokasë në derën tënde.

Prandaj:

– Ki besim,

– mendim të mirë

– dhe shpresë te Zoti i Madhërishëm.

E assesi mos u trego:

– I pafuqishëm,

– I dobët,

– I pashpresë,

dhe të kesh mendim të keq për Allahun.

 

“Këshilla të dobishme” vëll. 3.

Unejs Sheme