Përmallimi për xhenetin

Përmallimi për xhenetin

Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: Ditën e Uhudit një burr i tha Profetit sal-Allahu alejhi ue sel-lem: Nëse vritem ku do jem (ku do jetë vendi im)? Tha: “Në xhenet.” Burri i hodhi hurmat qe kishte në dorë dhe u hyri në luftë duke luftuar derisa u vra.

Nxjerrja e hadithit:
Hadithin e ka nxjerr Buhariu (7/354 bashkë me Fet’h) dhe Muslimi (1899).

Jurisprudenca e hadithit:

– Shpjetimi në bërjen e veprave të mira dhe mos preokupimi (mosdhënia) pas epsheve.

– Pëlqehet që njeriu të pyes rreth asaj që nuk ka njohuri.

– Përmallimi i madh i sahabëve radijAllahu anhum per xhenetin dhe kujdesi që tregonin ata për të hyrë në të.

– Asketizmi i sahabëve në dynja dhe kërkimi i tyre pxr të rënë shehidë (dëshmorë) në rrugë të Allahut.

– Kush vdes shehid në rrugë të Allahut ai është nga banorët e xhenetit derisa borxhi i tij nuk bëhet pengesë për të.

“Behxhetu en-Nadhirin” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme