Përse këshillat e Profetit ndikonin tek njerëzit?

October 23, 2024

Përse këshillat e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndikonin aq shumë saqë ua ndryshonte karakteret dhe jetët njerëzve që kishte përreth?

Disa prej arsyeve janë:
1. Sinqeriteti i tij. Ai ua donte të mirën atyre pa asnjë interes apo përfitim.
2. Urtësia e tij në përzgjedhjen e fjalëve ndikuese. Xhibrili derdhi në zemrën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qetësinë dhe urtësinë qysh në vegjëlinë e tij, që do t’i vlenin aq shumë atij por edhe neve pas tij si thirrës për tek kjo fe e pastër.
Hakim bin Hizamit i mësoi fisnikërinë. I mësoi që të ishte dora e lartë ajo që jepte, jo ajo që kërkonte apo merrte, dhe se kjo në fund do t’i jepte bereqet në jetën e tij. E pas kësaj Hakimi ishte njeriu më fisnik dhe nuk pranonte as prej shtetit islam atë që ishte hak i tij.
I ngjashëm me këtë ishte dhe shkopi i Umerit. Ai nuk rrihte për pasion dhe për të nënçmuar por për të edukuar, prandaj linte ndikim shkopi aty ku s’linte ndikim fjala. Prandaj Sabigu nuk iu kthye më trazirave që përhapte as pas vdekjes së Umerit radijallahu anhu, por tha: “Më edukoi burri i devotshëm!”
Po, e edukoi ashtu si edukoi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem djaloshin që ishte përlyer me imoralitet. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e edukoi atë me fjalë ndikuese: “A do tja dëshiroje atë vepër të ulët nënës, gruas apo motrës tënde? – Jo i tha, kurrë. Ashtu dhe njerëzit nuk e duan këtë për gratë e fisit të tyre.”
Pas kësaj bëri dua për të dhe ai u bë njeriu me nderin më të pastër dhe që e urrente më shumë atë vepër të pistë.

Dikë tjetër e porositi: “Mos ofendo askënd!”
Pastaj ky sahab ishte njeriu me gjuhën më të pastër. Ai thotë: Pas kësaj nuk kam sharë askënd, as njeri e as kafshë!

Emin Bilali

Dosje:

Loading...