Përse namazi i sabahut është më i mirë se gjumi?

Përse namazi i sabahut është më i mirë se gjumi?

1. Gjumi është përgjigje ndaj thirrjes së nefsit, kurse namazi është përgjigje ndaj thirrjes së Allahut të Madhëruar. Allahu thotë: “O ju që keni besuar, përgjigjjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur ai ju fton për atë që u jep jetë.” El-Enfal: 24

2. Gjumi është vdekje kurse namazi është jetë. Allahu i Madhëruar thotë: “…përgjigjjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur ai ju fton për atë që u jep jetë.” El-Enfal: 24

3. Persa i përket gjumit, si besimtari ashtu dhe jobesimtari e shijojnë atë, ndërsa namazin e fal dhe e shijon vetëm besimtari.

4. Gjumi është rehatia trupore, kurse namazi është rehatia shpirtërore dhe trupore.

Unejs Sheme