Lënia pas dore e veprave të pëlqyeshme

Përse nuk duhen lënë pas dore veprat e pëlqyeshme?

Thotë Shejhul Islam (Allahu e mëshiroftë):

“Ashtu si njeriu ka nevojë për këmbën e tij aty ku nuk i hyn në punë syri i tij, ashtu janë edhe krijesat. Çdonjëra prej tyre ka një urtësi për të cilën është krijuar. Kështu janë edhe adhurimet. Të gjitha ato që ka ligjëruar i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) kanë një urtësi dhe një qëllim prej të cilit bjeriu përfiton. Prandaj nuk duhen lënë pas dore gjërat që Profeti (alejhi selam) ka ligjësuar prej të pëlqyeshmeve.”

“Mexhmuul fetaua”, vëll. 22, fq. 205.