Poema “El-Haijjeh” e imam Ebi Bekr bin Ebi Daud es-Sixhistani rreth besimit të pasuesve të sunetit dhe xhematit.
1. Kapu fort pas litarit (Librit) të Allahut dhe ndiq udhëzimin
e assesi mos u bëj bidatçi nëse e don shpëtimin.
2. Puno në Fenë tënde me Librin e Allahut dhe Sunnetin e Profetit
Që ta gjeshë udhëzimin dhe të fitosh (ahiretin).
3. Thuaj: Nuk është i krijuar fjala e Sunduesit tonë
Kështu punuan dhe sqaruan të devotshmit përgjithmonë.
4. Mos u bëj sikur ata që për Kuranin heshtën dhe nuk sqaruan
siç thanë pasuesit e Xhehmiut dhe në këtë çështje devijuan.
5. Mos thuaj as se leximi i Kuranit është i krijuar
sepse fjalët e Allahut me shqiptim janë sqaruar.
6. Thuaj: Allahu krijesave të Tij do t’u shfaqet
sikur hëna e plotë që nuk fshihet, ashtu dhe Zoti yt qartë do të shihet.
7. Allahu nuk është i lindur dhe as që dikush ka lind prej Tij
I Lartëmadhëruar është që asgjë nuk i përngjason Atij.
8. Këtë gjë (shikimin tek Allahu) xhehmiu e mohon
për këtë që themi hadithi shumë qartë e vërteton.
9. Xheriri nga fjalët e Muhammedit përcjellë transmetimin
prandaj thuaj ashtu siç tha Profeti ta gjeshë shpëtimin.
10. Xhehmiu edhe dy Duart e Allahut i mohon
Por dy Duart e Tij japin dhe përherë krijesave u dhuron.
11. Thuaj edhe që çdo natë zbret i Plotëfuqishmi
pa pyetur “si?”, ndodhë kjo nga i Lavdërishmi.
12. Me mirësin e Tij zbret në qiellin e dynjasë
dyert e qiellit çelen dhe lutjet nga Ai pranohen pa masë.
13. Allahu thotë: A ka kush nga Unë që falje kërkon
Që Unë atë ta falë dhe t’ia dhurojë atë që e dëshiron.
14. Zbritjen e Allahut, njerëzit besnik e transmetuan
Ja që humbën ata që këtë e mohuan e për këtë edhe poshtërimin merituan.
15. Thuaj: Njerëzit më të mirë pas Muhamedit janë dy shokët që pas tij si prijës paraprinë
Pas tyre Uthmani i treti mori udhëheqësinë.
16. I katërti i miri i njerëzimit Aliu sundoi
Të cilin përherë e mira e shoqëroi dhe me të ai triumfoi.
17. Këta dhe ata që pas tyre me xhennet që u përgëzuan
Pozitat e larta në Firdevs që merituan:
18 . Seidi, Sadi, Ibën Aufi dhe Talha janë
Amir El Fihri dhe Zubejri këtë dhunti e kanë.
19. Për mbarë sahabët vetëm fjalë të mira thuaj
E kurrsesi sharje dhe fjalë të këqija për ta mos gjuajë.
20. Shpallja shumë lartë vlerën e tyre e ka çmuar
Në kaptinën “El-Fet’h”ata i ka lavdëruar.
21. Dhe në kaderin e Allahut beso shumë bindshëm,
Sepse ai është bazë e besimit, shtyllë i palëkundshëm.
22. Assesi me injorancë mos e moho Munkerin dhe Nekirin
Të këshillojë as Haudin dhe Peshoren nëse don udhëzimin.
23. Thuaj: Allahu me mirësinë e Tij nga zjarri do të nxjerrë
Trupa në jetë pasi të bëhen si qymyr e hi të mjerë.
24. Në lumin e Firdeusit duke i hedhur
Ashtu sikur fara që mbihet nga uji per t’i ringjallur.
25. S’ka dyshim se i Dërguari i Allahut për njerëzit do të ndërmjetësojë
Thuaj edhe se dënimi i varrit është hak dhe shumë qartë do e përjetojë.
26. Mos e konsidero kafir namazliun edhe pse mëkate vepron
Nuk ka njeri që s’bën mëkate, por Zoti i Arshit është Falës dhe i mëshiron.
27. Assesi mos ki bindjen në atë që khavarixhët besojnë
Rruga e tyre është ndjekje e tekave dhe që vetën tyre e shkatërrojnë.
28. As murxhi mos u bë i cili me fenë e tij luan,
Sepse vërtetë murxhiu fenë tallje e konsideron.
29. Thuaj: Besimi është fjalë, nijet dhe vepër e praktikuar
Sipas fjalës së Profetit që qartë e ka sqaruar.
30. Me mëkate pakësohet dhe me vepra të mira shtohet
Dhe në peshore në Ditën e Kiametit ai (besimi) rëndohet.
31. Mos merr për bazë mendimet e njerëzve e as fjalët e tyre
Kur dihet se fjala e të Dërguarit është e pagabuar dhe më e sakta prej tyre.
32. Mos u bëj sikur ata që me fenë e tyre tallen dhe luajnë
Dhe që dijetarët e Hadithit dhe dijen e tyre vazhdimisht nënçmojnë.
33. Nëse gjatë jetës tënde, pas këtij besimi kapesh dhe qëndron
do të jesh në mirësi çdo ditë që ngrysesh dhe agon.
Përktheu: Unejs Sheme
Recensoi: Hoxha Abdulmelik-Besfort Maxhuni