Profetët dhe të dërguarit u ekspozohen llojeve të ndryshmve të sprovave

July 15, 2022

Ata (profetët dhe të dërguarit) u ekspozohen llojeve të ndryshmve të sprovave, si p.sh.:
-burgimit,
– dëbimit nga vendet e tyre,
-dhe vrasjes.
Jusufi (alejhi selam) u sprovua me burgim. Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Ai tha: O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato.”
Po ashtu, i Madhëruari thotë në lidhje me të: “… dhe kështu Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg.”
I Madhëruari në gjuhën e Jusufit (alejhis-selam) thotë: “Ai tha: O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e përmbushi atë. Mua më bëri mirësi kur më nxori nga burgu, kurse juve u solli nga shkretëtira pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!”
Përsa i përket dëbimit nga vendi, Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë! Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): Ne do t’i zhdukim keqbërësit.”
Ibrahimi (alejhis-selam) bëri hixhret nga Iraku për në Sham duke ikur për hir të fesë së tij. Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Luti i besoi atij dhe tha: Unë do të mërgoj te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”
Po ashtu, i Dërguari ynë Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bëri hixhret nga Meka për në Medine duke ikur për hir të fesë së tij. Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.”
Kur i Dërguari ynë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) doli nga Meka si migrues, hodhi shikimin drejt saj dhe tha: “Pasha Allahun, ti je toka më e mirë e Allahut dhe vendi më i dashur i Allahut tek unë. Nëse nuk do të më dëbonim prej teje unë nuk do të isha larguar.”
Përsa i përket vrasjes (së tyre), Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Sa herë që ndonjë i dërguar u sillte atë që nuk u pëlqente ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”
Ata – profetët dhe të dërguarit – janë qënie njerëzore që vdesin. Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë, e sigurisht që edhe ata do të vdesin.”
“Para teje Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!”
“Muhamedi është vetëm i Dërguar para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet a mos do të ktheheni prapa? Kushdo që kthehet prapa nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.”
Po ashtu, Isai – alejhis selam – pas zbritjes së tij do të vdesë siç vdesin njerëzit: “Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë.”
“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi.”
Shejh Ebu Islam (Allahu e mëshiroftë!)
Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...