Pyetje-përgjigje me muhadithin shejh Abdulmuhsin el Abadi

December 6, 2014

El Hasen bin Abdulmuhsin el Abadi: E kam pyetur babanë tim (shejh Abadin): Cili është gjykimi i uthullës që përmban përqindje alkooli?

U përgjigj: Më e mira është lënia e saj. “Lëre atë që të duket e dyshimtë dhe prano atë që nuk të duket e dyshimtë.”

E kam pyetur babanë tim: A lejohet blerja e dëshmisë së gjuhës angleze? Ju bëj me dije së gjitha mësimet e mia janë në gjuhën arabe?

U përgjigj: Kjo nuk lejohet. Ky është mashtrim dhe tradhëti i amanetit.

E kam pyetur babanë tim: Cili është shërimi i pëlqimit të vetvetes dhe dëshirës për të folur për të (veten)?

U përgjigj: Shërimi i kësaj është që personi të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar dhe të përpiqet të jetë sa më i thjeshtë. Të shtojë bërjen e lutjeve për veten e tij dhe të thotë: “O Allah, më ruaj nga sherri i vetes sime.”

E kam pyetur babanë tim: Cili është më i miri për t’u mësuar (memorizuar) prej librave “Umdetul Ahkam” apo “Bulugul Meram”? Apo bashkimi mes tyre të dyjave? Cila është metoda më e mirë për mësimin e librave të hadithit dhe radhitjes së tyre? Allahu na faltë neve dhe juve!

U përgjigj: Gjëja e parë me të cilin fillohet është libri “Dyzet hadithet” i (imam)  Neveviut (1) e pastaj vjen libri “Umdetul Ahkam”.

E kam pyetur babanë tim: Cili është gjykimi i leximit të Kuranit prej telefonit?

U përgjigj: Më e mira është që të lexohet nga mus’hafi nëse e ke një të tillë. Në rastet kur nuk ke mus’haf nuk ka problem të lexosh nga telefoni.

E kam pyetur babanë tim: Për sa i përket hadithit: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllimin që pihet” a kuptojmë prej këtij se prej Sunetit është që të bëhet lutje para pirjes së tij? A është lutja e veçantë që personi (i cili pi ujin e zemzemit) të lutet (vetëm) për veten e tij apo të lutet p.sh. për popullin e tij, apo për të afërmit e tij e kështu me radhë?

U përgjigj: Të lutet njeriu për veten e tij nuk ka asnjë problem. Por që të bëjë dua për të tjerët nuk di ndonjë gjë që të argumentojë për këtë.

E kam pyetur babanë tim: A mbetet begatia tek uji i zemzemit nëse ai përzihet me ujë të zakonshëm?

U përgjigj: Allahu e di më së miri! Por ajo që më bëhet e qartë është se ai nuk merr gjykimin se është i tillë.

E kam dëgjuar babanë tim të thotë: “El xherh uet ta’dil” në këtë kohë është (kthyer në) fitne (trazirë, rrëmujë).

Përktheu: Unejs Sheme

(1) Libri gjendet i përkthyer në shqip me shpjegimin e vet shejh Abbadit – Allahu e mëshiroftë! Botim i qendrës “Udha e Besimtarëve“. Elhamdulilah!

 

Loading...