Rëndësia e një buzëqeshjeje.
Ebu Dherri thotë: Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – më tha: “Kurrsesi mos të të duket e parëndësishme asnjë e mirë (përkundrazi, çdo e mirë është e rëndësishme), qoftë dhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të çelur.” (Muslim: 2626)
Është e rëndësishme sepse fytyra e vrenjtur nuk është mirseardhje, ndërsa fytyra e çelur është mikpritje dhe fut gëzim në zemrën e vëllait tënd kur vjen apo e takon. Pra, për tjetrin mund të marrë rëndësi të madhe dhe mund t’ja lumturojë ditën.
Dhe mbi të gjitha është e rëndësishme për ty, sepse pikërisht ajo e mirë që e nënçmove dhe nuk ia dite vlerën në dynja, do t’ja mësosh vlerën në botën tjetër kur pikërisht ajo e mirë do të shpëtojë nga zjarri dhe do të fusë në Xhenet përjetësisht.
Buzëqeshja është moral profetësh. Njëri prej sahabëve ka thënë: “Nuk më ka takuar ndonjëherë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – veçse më ka buzëqeshur.” Po, ashtu ishte ai, dhe i dilte nga shpirti ajo buzëqeshje; e pasforcuar, e natyrshme, humane, buzëqeshje që buronte nga një zemër që ja donte të mirën gjithë njerëzimit. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin gjithmonë mbi ty o Profet fisnik!
Emin Bilali
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve