📜 Renditja e shenjave të mëdha të Ditës së Kijametit, ashtu siç i përmend shejh Salih Al-Shejh në shpjegimin e tij mbi veprën “Et-Tahavije”, është si vijon:
🔸 E para që do të ndodhë është shfaqja e Dexhallit.
🔸 Më pas do të zbresë Isa, biri i Merjemes, nga qielli.
🔸 Pastaj do të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët.
🔸 Më pas do të ndodhë një fundosje në lindje, një fundosje në perëndim dhe një fundosje në Gadishullin Arabik.
🔸 Pastaj do të lindë dielli nga perëndimi.
🔸 Më pas do të dalë kafsha dhe do të shfaqet përpara njerëzve në mëngjes.
🔸 Pastaj do të shfaqet tymi.
🔸 Më pas do të dalë zjarri që do t’i mbledhë njerëzit në tokën e tubimit.
📋 Sa i përket renditjes së tymit, nëse ai do të ndodhë para lindjes së diellit nga perëndimi apo pas saj, ka mospajtime mes dijetarëve. Megjithatë, më e dukshmja është ajo që përmenda në renditje!
Fatjon Isufi
Dosje: Renditja e shenjave të mëdha të Ditës së Kijametit
Të Ngjashme
- Çfarë është shkenca e synimeve të sheriatit dhe përse shërben ajo? Udha e Besimtarëve
- “Do të vdisni ashtu siç flini, dhe do të ringjalleni ashtu siç zgjoheni” Udha e Besimtarëve
- Pse surja “el Bekare” (lopa) mori këtë emër? Udha e Besimtarëve
- Si kthehet selami kur je në namaz? Udha e Besimtarëve
- Si e përshkroi Profetin kjo grua beduine Udha e Besimtarëve