Shejh Sulejman er Ruhajli, Allahu e ruajt, ka thënë: “O ju vëllezër të nderuar! Allahu e dërgoi Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me të gjitha të mirat. Prej gjërave me të cilat u dërgua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është dhe rruga e drejtë. Allahu i Madhëruar thotë:
قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ دِيناً قِيَماً مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفاً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
“Thuaj: Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimdrejtë i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve.” | El Enam: 161 |
I Madhëruari thotë:
وَهَذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيماً قَدْ فَصَّلْنَا الْآياتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ
“Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin.” | El Enam: 126 |
I Madhëruari thotë:
وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
“Me të vërtetë ti i fton ata në rrugën e drejtë.” | El Muminun: 73 |
I Madhëruari thotë:
فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
“Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse në të vërtetë ti je në rrugën e drejtë.” | Ez Zuhruf: 43 |
Muslimani është i urdhëruar që ta lus Allahu e Lartësuar disa herë në ditë që Ai ta udhëzojë atë nërrugën e drejtë. Ai është urdhëruar të lexojë suren El Fatiha në çdo rekat të namazit të tij, e në këtë sure është dhe ajeti:
اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ
“Udhëzona në rrugën e drejtë!” | El Fatiha: 6 |
Shkëputur nga ligjërata me titull: “Inhirafu shebab esbabu ue uesailu ilaxhihi”.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Virtyti
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve