Pyetësi thotë: Hadithi: “Mosha e njerëzve të umetit tim është midis gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë (viteve). Ndërsa të pakët janë ata njerëz që do e kalojnë këtë” a është hadith autentik? Dhe çfarë kuptimi ka?
Shejh Muhamed bin Abdullah es-Sebil: Hadithin e transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu dhe e ka nxjerr Et-Tirmidhi, i cili e ka konsideruar hadith të mirë (hasen), Ibën Maxhe, Ibën Hibbani në “Sahihun” e tij dhe Hakimi në “Mustedrakun” e tij ku thotë: “Hadithi është autentik sipas kushteve të Muslimit” dhe e ka aprovuar Dhehebiu. Kuptimi i hadithit është se në të shumtën e rasteve mosha e njerëzve të umetit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk do e kalojë gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë vite. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vdiq dhe mosha e tij ishte gjashtëdhjetë e tri vjeç. Me Allahun është suksesi!
Fetaua ue Rasail Mukhtarah
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve