Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?

February 20, 2016

Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?

Përgjigje: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, në momentin kur dëgjojmë të lehurën e qenit, sepse ai sheh atë që ne nuk e shohim.
Muslimani, duhet të veprojë atë që i është lejuar, ndërsa e lehura e qenit kur dëgjon ezanin, mund të themi se nuk është e përhershme dhe e pandryshueshme dhe për faktin se shumë qenë të tjerë nuk ndodh që të lehin kur e dëgjojnë ezanin.
E m.gj.th, është saktësuar nga Profeti (alejhi selam) se shejtani largohet me të shpejtë kur dëgjon ezanin, madje lëshon edhe zhurma.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Kur bëhet thirrja për namaz, shejtani largohet dhe lëshon zhurmë që mos të dëgjojë ezanin dhe kur përfundon ezani, ai kthehet me qëllim që të hutojë njeriun në mendime, duke i thënë: Kujto këtë gjë, kujto atë gjë, gjëra të cilat nuk i mendonte, derisa harron sa namaz ka falur. [Buhariu dhe Muslimi].
Atëherë, e lehura e tij mund të jetë për shkak se ai shikon shejtanët dukë u larguar, por mund të jetë dhe vetë qeni që leh shejtan, sepse është fakt se shejtanët marrin forma të ndryshme krijesash.
Sido që të jetë, sa herë që qeni leh, gjatë ezanit apo në raste të tjera, sepse ai shikon atë që ne nuk e shohim siç thamë më lart, në këtë rast kërkohet nga ne që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Pra duke thënë: Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim. Allahu e di më së miri!

Përktheu Fatjon Isufi

http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=183789

Loading...