📜 Shënime nga jeta e Shejh Albanit.
✍ Shejh Meshhur Hasen Al Selman, Allahu e ruajt, thotë:
Një nga fjalët e bukura të fundit që shejh Albani tha disa ditë para vdekjes, ndërsa ne ishim në fermën e disa vëllezërve në Al Agwar, ishin:
“Mos i ngarkoni njerëzit me dy pesha të rënda; e vërteta është e rëndë por e qartë, ndërsa e pavërteta është e lehtë por e pa vlerë. Pra mos i ngarkoni njerëzit me peshën e së vërtetës dhe peshën e metodës së papërshtatshme, por përhapni të vërtetën me një metodikë të mirë dhe të përshtatshme.”
Një tjetër thënie e bukur që shejhu përsëriste ishte:
“Injoranti mësohet, ndërsa për ndjekësin e epsheve nuk kemi asnjë mundësi dhe mënyrë si ta mësojmë.”
Ai gjithashtu thoshte: “Thoni fjalën tuaj dhe shkoni.”
Kam parë një shënim me dorën e shejhut, një varg poezie që ai e kishte shkruar, dhe mund të jetë prej gjërave të fundit që ai ka regjistruar në kopertinën e disa librave:
Udhëtimi po afron për në shtëpinë e përjetshme.
Prandaj, o Zoti im, fundin e jetës sime më të mirë bëje.
Përgatitit: Fatjon Isufi