Pyetje: Deri ku arrin shenjtëria e muslimanit që ka ndërruar jetë? A ka shenjtëri për të në fenë Islame që duhet të mos nëpërkëmbet?
Përgjigje: Është transmetuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të, siç thuhet në dy librat e saktë se ai ka thënë: “Vërtetë gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë, ky muaj dhe ky vend.”
Kjo ka ndodhur kur Profeti, alejhi selam, ka mbajtur fjalimin e ditës së kurban Bajramit pikërisht në haxhin e lamtumirës. Ndaj, pasuria e muslimanit që ka ndërruar jetë dhe nderi i tij përfshihen në këtë fjalim të përgjithshëm.
Në përgjigjen e mësipërme kemi përmendur argumente që tregojnë se shenjtëria e muslimanit pasi ndërron jetë ka të njëjtin gjykim sikur të jetë i gjallë.
Suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut! Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen dhe pasuesit e tij!
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave:
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurrezak Afifi
Anëtar: Abdullah ibn Kaud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Vllazëria
Të Ngjashme
- Mos iu nënshtro vesveseve të shejtanit Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Kisasi, drejtësia hyjnore që ruan jetën nëse kryhet sipas dispozitave fetare Udha e Besimtarëve
- A e ke pyetur veten ndonjëherë: Kush të ka krijuar dhe përse? Udha e Besimtarëve
- La ilahe il-lAllah – garancia e shpëtimit Udha e Besimtarëve
- Si bëhet tekbiri fillestar kur imami është në ruku? Udha e Besimtarëve