Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!) në shpjegimin e fjales së imam Ebi Bekr Abdullah bin Ebi Daud es Sixhistani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Më pas autori (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “dhe ndiqe udhëzimin.”
“El Huda” është ajo me të cilën u dërguar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Siç thotë i Madhëruari: “Është Ai i Cili dërgoi të Dërguarin e tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë në mënyrë që të triumfojë mbi të gjitha fetë edhe pse mushrikët e urrejnë këtë gjë.” Et Teube, 33
“El Huda” është dija e dobishme.
“Dinul hakki” është vepra e mirë.
Ne lexojmë në fund të sures “El Fatiha”: “Na udhëzo në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi, jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd) dhe as të atyre të cilët kanë humbur.”
Ata të cilët Allahu u dhuroi mirësi janë: Ata që bashkuan mes dijes së dobishme dhe veprës së mirë.
Ata të cilët kanë merituar zemrërimin e Allahut janë: Ata që mësuan dijen dhe lanë (braktisën) punën (nuk punuan me atë që mësuan sh.p.).
Ata të cilët kanë humbur janë: Ata që punuan dhe nuk mësuan (pra, punuan pa dije) siç janë sufitë dhe adhuresit injorantë.
“Sherh el Mendhumeh el Haijjeh fi akideh ehlus sunneh uel xhemah”
me shpjegimi e shejhut te nderuar Salih el Feuzani.
Përktheu: Unejs Sheme