Shkaku i përpilimit të këtij libri

Parathënie

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I mbësh­tetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes dhe nga të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e të vetëm, dhe se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

يآأيُّها الذين آمَنوا اتَّقوا اللهَ حَقَّ تُقاتِهِ و لا تَمُوتُنَّ إلاّ وَ أنتُمْ مُسْلِمُون

“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devot­shmëri të vërtetë ndaj Tij, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.[1][2]

يآأَيُّها النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الذي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَ خَلَقَ مِنْها زَوْجَها و بَثَّ مِنْهُما رِجالاً كَثِيرًا و نِساءً و اتّقُوا اللهَ الَّذي تِساءَلُونَ بِهِ و الأَرْحامَ إِنَّ اللهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقيبًا

“O njerëz! Kijeni frikë Zotit tuaj[3] i Cili u ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është Mbikqyrës mbi ju.”[4]

يآأَيُّها الذينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ و قُولُوا قَوْلاً سَديدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمالَكُمْ و يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ و مَنْ يُطِعِ اللهَ و رَسُولَهُ فَقَدْ فازَ فَوْزًا عَظيمًا

“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do u drejtojë juve tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë gjynahet. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.”[5]

E në vazhdim!

Allahu ka ligjësuar që t’a adhurojmë Atë dhe këtë e bëri qëllimin e krijimit të krijesave. I Madhëruari thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالإِنسَ إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ

Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”[6]

Dhe thirrja (ftesa) e çdo Profeti tek populli i tij ishte:

أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ ۖ

Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!”[7]

يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَٰهٍ غَيْرُهُ ۚ

O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.”[8]

Dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) rreth kësaj domethënie ka thënë: “Me të vërtetë feja e vërtetë është realizimi i robërisë ndaj Allahut në të gjitha aspektet. Ajo është realizimi i dashurisë së Allahut në çdo shkallë. Kështu, në varësi të përsosmërisë të robërisë ndaj Allahut plotësohet dhe përsoset dashuria e robit për Zotin e tij dhe dashuria e Allahut për robin e Tij. Çdo dashuri që nuk është për Allahun e Madhëruar ajo është e kotë, dhe çdo vepër me anë të së cilës nuk synohet/kërkohet Fytyra e Allahut të Madhëruar ajo është e kotë.”[9]

E sa të shumtë janë atë që kanë mangësi në kuptimin e shtyllave të Islamit dhe i marrin ato të cunguara. Si rezultat i saj shohim shumë gabime që bëhen në adhurimet bazë: në faljen e namazit, në zekat, në agjërim dhe në kryerjen e haxhit. Nga umeti Islam kërkohet që t’i kthehet burimit të kulluar dhe të hedhë vështrimin në jetën e të parëve të mirë të këtij umeti, për t’u bërë shembull i vërtetë për shoqërinë. Ngase nuk ka shpëtim, as krenari dhe as fitore vetëm se me adhurimin e vërtetë (saktë) ndaj Allahut dhe duke qenë -ky adhurim- në përputhje me legjislacionin e Tij. Çdo adhurim që devijon nga rruga që skicoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ai është i kotë dhe i refuzuar. Kjo është dhe thirrja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që troket në dëgjimin e secilit nga ne: “Kush punon një vepër që nuk është në përputhje me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.[10]

Por fatkeqësisht, shumica nuk i’u përgjigj kësaj thirrjeje dhe devijuan nga kuptimi i saktë i adhurimit. Nisur nga kjo, është detyrë saktësimi i këtij kuptimi dhe sqarimi i shtyllave të Islamit në formë të thjeshtësuar dhe të qartë, e në veçanti për popullin e thjeshtë dhe për disa komunitete Islame që rreth kësaj teme kanë nevojë për këto njohuri të qarta, të lehta dhe me argumente.

Universiteti Islam “Imam Muhamed bin Suud” i cili është pionier në këtë kuadër, mori inciativën për të nxjerrë një varg broshurash për njohjen dhe mësimin e Islamit. Prandaj “Dekanati për kërkime shkencore” më ngarkoi që të përgatis një libër i cili përfshin shtyllat e Islamit me metodë të thjeshtë e të qartë, që të jetë ndihmues për ata që s’kanë njohuri rreth disa dispozitave që lidhen me shtyllat e Islamit. Si përgjigje të kërkesës së dekanatit erdhi dhe ky libër.

Shpresoj që nga ky libër të përfitojnë sa më shumë. Duke e lutur Allahun të më bëjë dobi me atë që më ka mësuar, të më mësojë atë që nuk e di dhe të shkruaj shpërblim për secilin që ndihmoi dhe inkurajoi në përpilimin e tij. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm për këtë gjë! Paqja dhe bekimet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin!

Shkroi: Ebu Muhamed Abdullah bin Muhamed bin Ahmed Et-Tajar

Mbretëria e Arabisë Saudite

 

Studimi i parë: BESIMI

Ai përfshin temat e mëposhtme:

  1. Bazat e besimit.
  2. Shtyllat e Islamit.
  3. Besimi në Allahun.
  4. Çfarë përfshin besimi në Allahun.
  5. Besimi në ekzistencën e Allahut.
  6. Besimi në uluhijen e Tij.
  7. Besimi në emrat dhe atributet e Tij.
  8. Frytet e besimit në Allahun e Lartësuar.
  9. Besimi në engjëjt.
  10. Kush janë engjëjt?
  11. Si të besosh në engjëjt?
  12. Frytet e besimit në engjëjt.
  13. Besimi në librat.
  14. Domethënia e besimit në librat.
  15. Çfarë përfshin besimi në librat?
  16. Frytet e besimit në librat.
  17. Besimi në të dërguarit.
  18. Njohja me të dërguarit.
  19. Çfarë përfshin besimi në të dërguarit.
  20. Frytet e besimit në të dërguarit.
  21. Besimi në ditën e Fundit.
  22. Ç’është për qëllim me ditën e Fundit?
  23. Çfarë përfshin besimi në ditën e Fundit?
  24. Frytet e besimit në ditën e Fundit.
  25. Besimi në Kaderin.
  26. Domethënia e besimit në Kader.
  27. Çfarë përfshin besimi në Kader.
  28. Frytet e besimit në Kader.
  29. Kujdesi për akiden. Përse?
  30. Synimet e akides Islame.
  31. Miqësia dhe armiqësia.
  32. Rëndësia e miqësisë dhe armiqësisë në akiden e muslimanit.
  33. Disa forma të miqësisë/dashurisë për jobesimtarët.

Khulasatul-Kelam fi Erkanil-Islam

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] Të nënshtruar ndaj Allahut me bindje dhe sinqeritet.

[2] Ali Imran 102

[3] Ruajuni dënimit të Zotit tuaj, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse ju nuk mund t’a duroni dënimin e Tij. Kini frikë Zotin tuaj sepse Ai u ka krijuar, u furnizon, u mban, u jep jetë dhe tek Ai do të ktheheni.

[4] En-Nisa 1

[5] El-Ahzab 70-71

[6] Edh-Dharijat 56

[7] En-Nahl 36

[8] El-Earaf 65

[9] Shih “El-Ubudijeh” fq. (41)

[10] Shënon Muslimi me nr. (4493)