Shkaqet që ndihmojnë për faljen e namazeve bashkërisht me muslimanët e tjerë

February 16, 2016

Shkaqet që ndihmojnë për faljen e namazeve bashkërisht me muslimanët e tjerë, në xhami, janë të shumta, ashtu siç po i përmendim disa prej tyre si më poshtë:

1. Kërkimi i ndihmës nga Allahu i Madhëruar.

2. Vendosmëria e prerë e shoqëruar me vullnet dhe këmbëngulje.

3. Të medituarit rreth fryteve dhe dobive të namazit, që përftohen në këtë botë dhe në botën tjetër.

4. Të medituarit rreth ndëshkimit të lënies së namazit.

5. Marrja e të gjitha masave të nevojshme për faljen e namazit në kohën e caktuar, si për shembull: duke përdorur alarmin apo zilen e orës, duke porositur familjarët të të zgjojnë apo përkujtojnë për namaz, duke u ndihmuar me vëllezërit dhe shokët etj.

6. Të mos i shpenzojë të gjitha energjitë për këtë botë provizore.

7. Të mos e ngarkojë vetveten përtej mundësive.

8. Të heqë dorë nga gjynahet, pasi ato ia bëjnë të vështirë kryerjen e adhurimeve.

9. Të shoqërohet me njerëz të mirë dhe të largohet nga keqbërësit.

10. Të mos e teprojë në ngrënie dhe pirje, pasi në këtë mënyrë dembeloset në kryerjen e adhurimeve.

11. Të jetë i mirënjohur në lidhje me pasojat negative të lënies së namazit, si: mërzitja, plogështia, ngushtimi i gjoksit si dhe humbja e lumturisë, qetësisë dhe begatisë.
Shiko më gjerësisht dorëshkrimin e shejh Muhamed ibën Ibrahim-it me titull “Kelimet mutenevia” f. 26-27.

Loading...