Shkatërrimi më i madh është kryerja e gjynaheve në kohë fatkeqësie

Numan bin Beshir El-Ensarij (radijAllahu anhu) ka thënë: “Shkatërrimi më i madh është kryerja e gjynaheve në kohë fatkeqesie.” E ka permendur Ibën Ebi Ed-Dunja në “El-Ukubat”.

Allahu i Lartësuar nuk i largon fatkeqësitë me kryerjen e bidateve. Prej bidateve në këto momente të vështira është dakortësimi për të falur një namaz me qëllim largimin e fatkeqësisë, apo dakortësimi për të agjëruar një ditë të caktuar me të njëjtin qëllim. Këto gjëra vetëm se bëhen shkak që fatkeqësitë të shtohen dhe të zgjasin.

Hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) tregon: “Kur ra murtaja në Egjipt njerëzit ranë dakort që të agjëronin tre ditë me qëllim për largimin e fatkeqësisë (murtajës). Ata u tubuan (mblodhën) dhe qëndruan një orë, dhe pastaj u kthyen (shpërndanë). Nuk kaloi muaji derisa numri i njerëzve që vdisnin çdo ditë në Kajro ishte mbi një mijë dhe sa vinte e shtohej.”

“Bedhlu El-Maun fi fadli Et-Taun.” (1)

Shejh Salih El-Feuzanit (Allahu e ruajtë!) më datë 11 Rexheb 1441 hixhri i është drejtuar kjo pyetje në xhaminë e tij në Rijad: A lejohet tubimi për të falur namaz (specifik) për shkak të virusit korona?

Ai (Allahu e ruajtë!) është përgjigjur: “Ky veprim s’ka bazë. Ajo që e largon epideminë është lutja.”

Unejs Sheme

—————————————–

(1) Shkaku i shkrimit të këtij libri nga Hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) ishte vdekja e tre vajzave të tij për shkak të murtajës.