Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu, i falen mëkatet e kaluara. Kush falet natën e Kadrit me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu, i falen atij mëkatet e kaluara.” Buhariu dhe Muslimi
Shejh Salih el Usajmi thotë: Te fjala e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu”, dhe; “Kush falet natën e Kadrit me besim dhe duke llogaritur shpërblimin te Allahu”, përmenden dy kushte për të arritur (fituar) shpërblimin e përmendur në hadith.
E para: Agjërimi të kryhet me besim në urdhrin e Allahut.
E dyta: Këto të kryhen duke llogaritur shpërblimin, pra duke kërkuar shpërblimin nga Allahu i Lartmadhëruar.
Këto dy kushte të rënda personi duhet t’i dëshmojë (besojë) me zemrën e tij, në mënyrë që të arrijë shpërblimin (e përmendur në hadith).
Fjala e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem; “i falen atij mëkatet e kaluara”, tek disa dijetarë kjo (falje mëkatesh) përfshin mëkatet e vogla dhe të mëdha. Porse medhhebi i shumicës së dijetarëve është se kjo kufizohet vetëm për mëkatet e vogla, ndërsa mëkatet e mëdha kanë nevojë për pendim të veçantë. Ky është medhhebi i shumicës së dijetarëve në lidhje me hadithet e tilla. Madje Ibën Rexhebi ka përcjellë konsensusin e dijetarëve për këtë në “Fet’hul-Bari” dhe “Xhamiu el-Ulum uel-Hikem”. Ndërsa të tjerët e kanë konsideruar shadh këtë fjalë.
“Sherh ehadith shehr Ramadan” i Ibën Asakir.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi