Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 18

Trasmetohet nga Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ka thënë:

من مات وهو يدعو لله ندا دخل النار

“Ai i cili ka lutur përveç Allahu ndokënd tjetër gjatë jetës dhe vdes (pa u penduar), hyn në Zjarr.“ Trasmeton Buhariu.[1]

————————————————-

Ai i cili ka lutur’: lutja këtu ka kuptimin e kërkesës. Thuhet ‘ka lutur’ d.m.th.  ka kërkuar diçka ose ka kërkuar ndihmë në raste nevoje e vështirësie.

ndokënd tjetër ندا’: dikënd tjetër të cilin e ke konsideruar si të barabartë ose të ngjashëm me Allahun (ngaqë e ke adhuruar edhe atë përveç Allahut).

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti ﷺ na tregon se ai i cili bën dikë të ngjashëm ose të barabartë me Allahun në adhurim duke e lutur atë dhe duke i kërkuar ndihmë në raste nevoje e vështirësie, qoftë Profet apo diçka tjetër, dhe vazhdon në këtë gjendje deri në vdekje pa u penduar para vdekjes, përfundimi i tij do të jetë zjarri sepse ai është mushrik (idhujtar). Konsiderimi i dikujt apo diçkaje si të barabartë ose të ngjashëm me Allahun në adhurim është dy llojesh:

I pari: Bërja e këtij Nid (të ngjashëm me Allahun) të adhuruar përveç Allahut në të gjitha llojet e adhurimeve ose në disa prej tyre. Kjo është shirk i madh dhe ai që e bën këtë do të jetë banor i përjetshëm i zjarrit të Xhehenemit.

I dyti: Rasti kur kjo vepër është në gradën e shirkut të vogël, si p.sh. thënia: ‘Ka dashur Allahu dhe ti’ ose ‘Po të mos ishte Allahu dhe ti’, etj. shprehje si këto në të cilat bashkangjitet dikush me lidhësen ‘dhe’ emrit të Allahut si dhe rijaja e vogël dhe e pakët. Këto nuk e fusin njeriun përjetësisht në zjarr edhe nëse hyn në të për shkak të tyre.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:

Në këtë hadith flitet për frikën nga shirku dhe sqarohet përfundimi i mushrikut (idhujtarit).

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1- Tërheqja e vërejtjes dhe paralajmërimi nga shirku dhe nxitja për pendesë nga ai para vdekjes.

2- Çdokush i cili lut bashkë me Allahun ndonjë Profet apo eulija (njeri të devotshëm), gur

apo pemë, i ka konsideruar në veten e tij këto të barabarta me Allahun (në adhurim).

3- Shirku nuk falet ndryshe veçse duke u penduar për të.

۩۩۩

————————————-

[1] Trasmeton Buhariu me nr. 4497 dhe në atë trasmetim unë them: Kush nuk ka lutur përveç Allahut ndokënd tjetër gjatë jetës dhe vdes, do të hyjë në Xhenet.

Trasmeton Muslimi me nr. 92 me tekstin: ‘’Ai i cili ka bërë shirk ndaj Allahut gjatë jetës dhe vdes, hyn në zjarr.’’ Dhe them: Ai i cili nuk ka bërë shirk gjatë jetës dhe vdes, do të hyjë në Xhenet.