Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 29

عن عمران بن حصين رضي الله عنه:أن رسول اللهﷺ رأى رجلاً في يده حلقة من صفر، فقال: ما هذه؟ قال: من الواهنة، فقال: انزعها فإنها لا تزيدك إلا وهناً، فإنك لو مت وهي عليك ما أفلحت أبداً. رواه احمد في مسنده لا باس به

“Trasmetohet nga Imran ibn Husejn se ka thënë: Profeti   pa një njeri i cili kishte vendosur në dorë një rreth prej bakri dhe i tha me qortim: Çfarë është kjo?! Ai i tha: Për t’u ruajtur nga el Uahineh (lloj semundje e cila prek dorën). Profeti i tha: Këpute dhe hiqe menjëherë! (Ajo nuk t’a heq sëmundjen) Ajo veç t’a shton dobësinë. E nëse të zë vdekja duke e pasur atë rreth në dorë nuk do të fitosh e shpëtosh kurrë (në ahiret).” [1]

Trasmeton Imam Ahmedi me zinxhir të mirë.

—————————————————

Imran’: Ai është Imran ibn Husejn ibn Ubejd ibn Halef el Khuzaij. Sahab bir sahabiu. Ka pranuar Islamin në vitin e Hajberit. Ka vdekur në vitin 25 në Basra.

Çfarë është kjo?!’: pyetje qortuese.

el Uahineh’: lloj sëmundje që prek dorën.

Këpute menjëherë!’: largoje, hiqe, shkule me forcë.

‘وهناً’: dobësi.

nuk do të fitosh e shpëtosh kurrë’: Shpëtimi është fitorja, triumfi, lumturia.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Imran ibn Husejn (radiAllahu anhu) na tregon një situatë të Profetit ﷺ në luftën ndaj shirkut dhe pastrimit të njerëzve nga ai. Profeti ﷺ pa një njeri që kishte lidhur një rreth prej bakri në dorë. E pyeti se çfarë e shtyu ta vendoste atë dhe ai i’u përgjigj se e ka vendosur t’a ruajë nga dhimbja. E urdhëroi t’a heqë sa më parë dhe e informoi se ajo nuk i bën dobi madje i bën dëm, dhe se ajo ja shton sëmundjen për shkak të së cilës e ka vendosur. Më e rëndë se të gjitha këto, nëse vazhdon t’a mbajë deri në vdekje do t’i bëhet haram shpëtimi në atë botë.

Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull:

Ky hadith është argument për ndalimin e veshjes dhe lidhjes së rrathëve për të larguar të keqen, sepse kjo gjë është prej shirkut i cili largon plotësisht shpëtimin dhe fitoren në ahiret.

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1- Veshja dhe lidhja e rrathëve e të tjera si ato për ruajtje nga sëmundjet është shirk.

2- Ndalimi nga mjekimi me haram (gjëra të ndaluara fetarisht).

3- Duhet kundërshtimi i të keqes dhe mësimi i njerëzve gjërat që nuk i dinë.

4- Dëmi i shirkut në dunja dhe ahiret.

5- Lejueshmëria e kërkimit të detajeve nga ana e atij që po jep fetvanë dikujt dhe marrja parasysh

e synimeve dhe qëllimeve.

6- Shirku i vogël është gjynahu më i madh prej gjynaheve të mëdha të cilat nuk e nxjerrin njeriun

nga feja.

7- Për shirkun nuk pranohet justifikimi se personi ka injorancë e mungesë dije e informacioni

rreth tij.

8- Shirku duhet kundërshtuar, refuzuar e hedhur poshtë me më shumë seriozitet, fuqi,

vendosmëri, intensitet, me qëllim që të largohen njerëzit prej tij.

————————————–

[1] Trasmeton Ahmedi në ‘Musned’ 4/440, Ibn Hibani siç është trasmetuar në ‘El Meuarid’ nr. 1410-1411, Ibn Maxheh me nr. 3531, El Hakim në ‘El Mustedrak’ 4/216 dhe e ka saktësuar ai vetë. Dhehebiu është dakort gjithashtu me këtë gjykim ndaj gradës së hadithit.