Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 7

Ibn Mesudi (radiAllahu anhu) ka thënë:

من أراد أن ينظر إلى وصية محمد صلى الله عليه وسلم التي عليها خاتمه فليقرأ قوله تعالى: ﴿قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ﴾ الأنعام:151 إلى قوله: ﴿وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ ۖ﴾ الأنعام:153  الآية[1][2].

Ai i cili do të dijë se si ka qenë amaneti i fundit i Muhamedit ﷺ le të lexojë fjalën e Allahut: “Ejani t’ju tregoj se çfarë ka ndaluar Zoti juaj…” – deri tek fjala: “Këto porosi dhe urdhëra janë rruga e drejtë e cila të shpie tek Allahu dhe tek Xheneti. Ndiqeni këtë rrugë që të shpëtoni e të fitoni Xhenetin.”

Surja El En’am: 151-153.

————————————–

‘Ibn Mes’udi’: është Abdullah ibn Mes’ud ibn Ghafil ibn Hubejb el Hudhelij. Është sahabij i nderuar dhe  prej të parëve që kanë pranuar Islamin. Është prej dijetarëve të mëdhenj të sahabëve dhe ka qëndruar pranë Profetit ﷺ për një kohë të gjatë. Ka vdekur në vitin 32 hixhri.

Amaneti’: çështje e rëndësishme.

i fundit’: خاتم – rreth, unazë. ختمت – përmbylla, i vura vulën, përfundova.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i trasmetimit:

Ibn Mes’udi (radiAllahu anhu) përmend se nëse Profeti ﷺ do të kishte lënë amanet dhe porosi të fundit para vdekjes, do na kishte porositur me gjëra të cilat na ka porositur Allahu i Lartësuar. Allahu na ka porositur me urdhërat dhe porositë që janë në këto ajete. Allahu i pa të meta e ka përfunduar secilin prej tyre me fjalën: “Me këtë ju porosit Allahu.”

Ibn Mes’udi e tha këtë fjalë pasi Ibn Abasi (radiAllahu anhume) tha: Kulmi i fatkeqësisë për ne është ajo që ndodhi (në situatën e diskutimet tona në shtratin e vdekjes së Profetit ﷺ, vdiq Profeti ﷺ ) pa na lënë amanet e porosi të fundit të shkruar.

Ibn Mes’udi (radiAllahu anhu) i përkujtoi sahabët se në Kuran kanë porosi e amanete që ju mjaftojnë. Edhe nëse Profeti ﷺ do të na kishte lënë amanet, ai do të na kishte porositur me porosi nga Libri i Allahut.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij etheri në këtë kapitull:

Sqarimi se këto urdhëra e porosi që janë në ajet, ashtu siç janë porosi prej Allahut ashtu janë edhe porosi e amanet prej Profetit ﷺ, sepse Profeti porosit vetëm me çfarë na porosit Allahu.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga fjala e Ibn Mes’udit:

1 – Rëndësia e këtyre dhjetë porosive.

2 – Profeti ﷺ porosit me atë që na porosit Allahu. Çdo porosi e Allahut është edhe porosi e Profetit të Allahut ﷺ .

3 – Dija e thellë e sahabëve dhe kuptimi i mprehtë i tyre ndaj Librit të Allahut.

 

۩۩۩

 

[1] Trasmeton Tirmidhiu me nr. 3080 dhe Taberani në المعجم الاوسط me nr. 1208. Ebu Isa ka thënë: Ky është hadith hasen garijb.

[2] Trasmetohet nga Ibn Mes’udi (radiAllahu anhu) se ka thënë: Na vizatoi Profeti ﷺ një vijë dhe më pas vizatoi anash saj vija nga e djathta dhe nga e majta, e më pas tha: “Kjo është Rruga e Allahut ndërsa në secilën rrugë tjetër ka nganjë shejtan i cili fton për tek ajo. Këto porosi dhe urdhëra janë rruga e drejtë e cila të shpie tek Allahu dhe tek Xheneti. Ndiqeni këtë rrugë që të shpëtoni e të fitoni Xhenetin dhe mos ndiqni rrugë të tjera përveç saj, sepse rrugët tjera do t’ju humbin dhe devijojnë.’’

Trasmeton Ahmedi në El Musned 1/435, 465, Ibn Hibani në Sahihun e tij 1/105 me nr. 6-7, Hakimi 2/318 i cili ka thënë: Hadith me zinxhir të saktë. Nuk është trasmetuar tek Buhariu dhe Muslimi. El Hejthemi ka thënë në Mexhmea ez Zeueid 7/22: Trasmeton Ahmedi dhe Bezari, dhe në zinxhir të trasmetimit është Asim ibnu Behdeleh i cili nuk është i besueshëm dhe ka dobësi.