Si duhet kuptuar dispozita e të udhëtuarit vetëm?

February 20, 2017

Si duhet kuptuar dispozita e të udhëtuarit vetëm?

Në programin me pyetje- përgjigje “Nurun alad-derb” Dijetari i njohur Muhamded ibn Salih El Uthejmin Allahu e mëshiroftë ndër të tjera thotë…..kjo që thamë më sipër tërheq vërejtjen ndaj udhëtimit të një personi i vetëm pa shoqërinë e askujt. Mirëpo kjo vlen për ato lloje të udhëtimit nëpër rrugë ku nuk hasen udhëtarë të tjerë.
Sepse nëpër udhët e shkelura nga shumë njerëz ku ti ndjen sikur je në mes të ndonjë qyteti , si në rrugën nga Kasimi për në Rijad apo nga Rijadi për në Damam, apo rrugët e Hixhazit gjatë sezoneve të pelegrinazhit, apo të tjera rrugë të ngjashme nëpër të cilat gjen shumë udhëtarë, realisht një udhëtim i tillë nëpër këto rrugë nuk konsiderohet udhëtim i vetmuar me tërë ata udhëtarë që hasen nëpër rrugë. Personi mund të jetë i vetëm në makinën e tij por nuk është i vetëm në udhëtimin e tij sepse njerëzit në çdo moment gjenden rreth tij, para tij ose nga pas tij.
Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani, Allahu e mëshiroftë në librin e tij “Vargu i haditheve të sakta” fq; 62 ka thënë: “Ndoshta në këtë hadith është për qëllim udhëtimi nëpër shkretëtira e nëpër toka të shkreta e të pabanuara nëpër të cilat njeriu nuk para has ndonjë udhëtarë. Kështu që udhëtimet nëpër rrugën e shtruara sot ku ka udhëtime të vazhdueshme nuk konsiderohen të tilla (pra udhëtim i vetmuar që konsiderohet i papëlqyeshëm).

Përktheu Arjan Haskasa

Loading...