Si të përfitojmë prej Kuranit?

Si të përfitojmë prej Kuranit?

Mrekullitë e çdo Profeti kanë mbaruar me vdekjen e tyre, ndërsa mrekullia e Muhamedit – lavdërimi dhe paqja qoftë mbi të – mbetet deri në Kijamet. Argument për këtë është fjala e të Lartësuarit: “Dhe thanë: Përse nuk i zbresin atij mrekulli nga Zoti i tij? Thuaju: Mrekullitë janë tek Allahu (Ai e di se kur i zbret ato), ndërsa unë nuk jam tjetër veçse tërheqës vërejtje i hapët. A nuk u mjafton atyre (si mrekulli) Libri që të shpallëm ty, i cili u lexohet atyre?!” (Ankebut: 50 – 51). Pra, ata kërkuan mrekulli dhe Allahu u tregoi mrekullinë më të madhe: Kuranin.

Prandaj Kurani është i mjaftueshëm për këdo që mediton në të dhe i’a di kuptimet, që i bëjnë dobi lajmet e tij dhe merr këshillë nga historitë e tij. Ai mjafton ndaj çdo mrekullie.
Por ajo që na bën neve të pandjeshëm ndaj kësaj mrekullie është fakti se nuk e lexojmë duke medituar rreth tij e për të marrë këshillë, por shumë muslimanë – për të mos thënë shumica e tyre – e lexojnë Kuranin vetëm për bereqet dhe për sevap. Ajo që duhet është leximi për të medituar dhe marrë këshillë prej tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Ky është një Libër i begatë” – ky është shpërblimi – “të cilin Ne t’a kemi shpallur që ata të meditojnë rreth mrekullive (argumenteve) të tij” – ky është fryti – “dhe që të përkujtohen të zotët e mendjeve.” (Sad: 29)

(Meditim që rezulton në zbutje të zemrës e më vonë në punë të mira.)

Shpjegimi i Rijadus-Salihin i shejh Uthejminit 1/ 350-351, me pak përshtatje dhe shtesa.

Emin Bilali