Si të veprojmë nëse nuk biem dakord mes nesh në ndonjë gjë?

• March 19, 2017

Si të veprojmë nëse nuk biem dakord mes nesh në ndonjë gjë?

Kur kemi mospajtime për ndonjë gjë kthehemi tek libri i Allahut (Kurani) dhe suneti (hadithet e sakta të Profetit) dhe të gjykohemi sipas tyre.

Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse bini në kundërshtim në ndonjë gjë kthehuni tek Allahu dhe Profeti (për gjykim për më të drejtën mes jush).” |Surja Nisa: 59|

Kthimi tek Allahu është kthim tek libri i Tij, Kurani. Ndërsa kthimi tek Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, është kthimi tek rruga e tij (suneti) dhe fjalët e tij (hadithet).

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë: “Ju kam lënë dy gjëra që nëse kapeni fort pas tyre nuk do të devijoni: Librin e Allahut (Kuranin) dhe rrugën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, sunetin.” Hadith i saktë.

Loading...