Surja El-Fatiha përmbledh dituritë më madhështore

July 27, 2022

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) thotë: Kjo sure -surja El-Fatiha- përmbledh dituritë madhështore, ku e para është se në të gjenden të treja llojet e teuhidit;
-teuhidi er-rububijeh,
-teuhidi el-uluhijeh,
-dhe teuhidi esma ue sifat.
Teuhidi er-rububijeh gjendet tek fjala e Tij; “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit”. Këto janë cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar.
Teuhidi el-uluhijeh gjendet tek fjala e Tij: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!” Deri në fund të sures.
Ndërsa teuhidi esma ue sifat gjendet tek fjala e Tij: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Këta emra janë prej emrave të Allahut.
Allahu i Lartësuar e ka filluar dhe mbyllur Kuranin me tri llojet e teuhdit, siç gjendet edhe në suren e fundit En-Nas ku thotë: “Thuaj: Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve”.
“… te Zoti i njerëzve” është teuhidi er-rububijeh. Te “i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” është teuhidi el-uluhijeh, dhe “Sundimtari i njerëzve” është teuhidi esma ue sifat.
Unejs Sheme
Loading...