Pyetja e tretë dhe e katërt nga fetvatë me nr. 18648.
Pyetje: A ishte toka e banuar para Ademit alejhi selam apo ka qenë ai i pari që ka banuar në të?
Përgjigje: Nuk dimë ndonjë argument prej Kuranit apo Sunetit të na tregojë se a ka qenë apo jo toka e banuar para Ademit. Vetëm se tregohet nga disa prej të parëve tanë të mirë të cilët kanë thënë se tokën e kanë banuar xhinët para krijimit të Ademit, e ndoshta kjo thënie e tyre është marrë nga historitë e pasuesve të Librit më parë (jehudët dhe të krishterët). Allahu e di më së miri!
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të Kuranit e ka shpjeguar këtë gjerë e gjatë, ku ka shpjeguar fjalën e Allahut në suren El Bekare: “E kur Zoti yt u tha melaikeve se do të krijonte një zëvendës në tokë”. Ndaj ju sugjerojmë të ktheheni dhe ta lexoni atë.
Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva.
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Si filloi jeta dhe krijimi? Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi