Tri ajete një mesazh

Tri ajete një mesazh!

Thotë Allahu i Lartësuar: “Ai që punon një të mirë qoftë edhe sa grimca, do ta gjejë atë (shpërblimin e saj).(Zelzele: 7)

Dhe thotë gjithashtu: “Me të vërtetë ata që mohuan sikur të ishte e tyre gjithë çka në tokë, madje edhe një herë sa ajo që ta jepnin për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Gjykimit, nuk do t’u pranohej dhe ata do të kenë dënim të dhembshëm!” (Maide: 36)

Dhe në ajetin e tretë e ngre edhe më shumë vlerën e shpagimit duke thënë: “Me të vërtetë ata që vdiqën duke qenë pabesimtarë, nuk do të pranohet prej asnjërit prej tyre as e gjithë toka flori edhe sikur ta (posedonte dhe ta) jepte atë për të shpaguar veten. Ata kanë dënim të dhembshëm dhe nuk kanë ndihmëtarë.” (Ali Imran: 91)

Mesazhi: Sot pranohet prej teje edhe një e mirë sa grimca – nëse e bën për Allahun -, ndërsa nesër nuk pranohet prej teje as e gjithë toka flori!