Tri dobi

1. Dërgimi i salavateve Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – është shkak për largimin e brengave të dynjasë dhe të Ahiretit, dhe për faljen e gjynaheve.

2. Kur lutesh për Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – një engjëll i caktuar nga Allahu për këtë punë i bën ‘amin’ lutjes tënde, dhe i lutet Allahut të të japë ty të njëjtën.

3. Kur dikush lutet për ty, më e mira është t’ia kthesh: Amin edhe ty.

Ibën Tejmije – Allahu e mëshiroftë – duke folur për porosinë e Profetit – paqja qoftë mbi të – që t’i kërkojmë Allahut t’i japë atij vendin më të lartë në Xhenet, thotë:
“Kjo është kërkesë për umetin që të luten për të për shkak se nëse ata luten do të arrijnë shpërblim më shumë se po të luteshin për vetet e tyre. Siç i tha Profeti atij që e pyeti: Atëherë t’a bëj të gjithë lutjen time për ty? Profeti (alejhi selam) i tha: “Atëherë do të të mjaftojë ty Allahu nga ato që të shqetësojnë prej çështjeve të dynjasë dhe të ahiretit.”*

Pra, ai kërkoi që të luten për të për të mirën e tyre, që ata të përfitojnë nga kjo gjë. Saktësohet se ai ka thënë: “Nuk ka njeri që lutet për vëllanë e tij në fshehtësi me ndonjë lutje, veçse Allahu do të caktojë një engjëll i cili sa herë që ai lutet me një lutje engjëlli thotë: Amin, (ashtu qoftë) edhe ty t’u dhëntë e njëjta!”**

————————————————–

*E transmeton Ahmedi (5/136) nga Ubej ibn Kabi, dhe Tirmidhiu (2465) me tekst: “Atëherë do të rehatohesh prej brengave të tua dhe do të të falen gjynahet.” Hafidh Ibn Haxheri ka thënë në “Fet’h” 11/172: Zinxhiri i tij është i mirë. E ka saktësuar Albani në “Sahih Sunenu et Tirmidhij”.
**E transmeton Muslimi (2733).

“Mexhmuul fetaua”; 1/74-75.