Pyetje: Cili është gjykimi i uljes së kokës për muslimanin gjatë përshëndetjes?
Përgjigje: Nuk i lejohet muslimanit të përkulë kokën kur përshëndet, kushdo qoftë ai, musliman apo jomusliman, sepse kjo është prej gjesteve të të huajve ndaj të mëdhenjve të tyre. Ajo i përngjason rukusë, dhe rukuja është përshëndetje dhe madhërim vetëm për Allahun dhe për askënd tjetër.
Është pyetur shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: Si mendon për disa njerëz të cilët kur takojnë dikë më të lartë në post apo pozitë, i përulen duke ulur kokën për të në shenjë respekti?
Përgjigje: Ne mendojmë se kjo nuk lejohet sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar nga kjo. Nuk lejohet për askënd që ta ulë shpinën e tij veçse për Allahun, Zotin e botëve.
Përsa u përket krijesave mos ua ul shpinën atyre, dhe akoma më keq është që të bëhet sexhde. Kjo ngase sexhdja është madhërim dhe nënshtrim për krijesat, gjë që konsiderohet nga shirku që të nxjerr nga Islami. Allahut i kërkojmë mbrojtje!
Sa i përket uljes së kokës ajo konsiderohet e ndaluar, por që nuk arrin në kufirin e shirkut.
Nga përgjigjet e “Komisjonit të përhershëm” 26/116:
AbdulAziz bin Baz
Abdurr-Rrezak Afifi
Abdullah Gudejan
Abdullah bin Kaud
Marrë nga: “Lika el bab el meftuh” fq. 104, pyetja nr. 4.
Përktheu: Gentian Rushiti
Dosje: Suneti
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve